1. Tema

Fotografi që tregojnë kërkimin e perfeksionit në një akademi baleti në Rusi

20170527230639 baletirus

Fotografja Rachel Papo bëri kërkime të thella për gjashtë muaj përpara se të vizitonte Akademinë e Baletit Vaganova në Shën Petersburg, një institucion i cili vazhdon të aplikojë metodat tradicionale të mësimdhënies. 


E rritur në Izrael dhe e përkushtuar që në moshë të vogël ndaj baletit, fotografja njujorkeze Rachel Papo, vendosi të rikthejë nga kujtimet e saj përvojën e të qenurit një nxënëse baleti.

Pasi këmbënguli shumë, arriti të kishte akses në një akademi baleti ruse. Me anë të lentes së saj, eksploroi presionet dhe sfidat me të cilat ndeshen, si nga ana fizike edhe nga ajo psikologjike, këta balerinë të rinj.