1. Mind the art
  2. Art

Fotografitë e balerinëve që praktikohen rrugëve të Havanës

20170527230623 havana2

Seria e fundit e fotografit Omar Robles përmban imazhe të mrekullueshme të profesionistëve të baletit klasik nëpër rrugët e Kubës. 


“Këtu ndodhen disa prej balerinëve më të mirë në botë“, shkruan Robles në blogun e tij. “Kjo ndoshta vjen ngaqë ritmi dhe lëvizja rrjedhin në gjakun e tyre afrokaraibian, por mbi të gjitha i detyrohet shkollës ruse të baletit që është pjesë e trashëgimisë kubane.”



Robles kishte kohë që ëndërronte të vizitonte këtë vend dhe, falë një burse, mundi më në fund të shkonte atje. “Kubanët sforcohen shumë për të mbijetuar. Njësoj si balerinët e baletit klasik, luftojnë me një rezistencë dhe elegancë të pabesueshme. Prandaj balerinët kubanë kanë qenë kaq të mirë për breza me rradhë, sepse e kanë rezistencën në gjak.”