1. Kinema

Fruit Ninja: filmi i bazuar në lojën e famshme

20170527230608 20170527230441 14489536 1108802749203855 856234841 o

Megjithëse filmat që bazohen në lojëra rrallë kanë sukses, Hollywood nuk dorëzohet dhe këtë herë do na sjellë lojën e celularëve Fruit Ninja. Tashmë është shkruar edhe skenari i filmit. 


Sipas THR, New Line Cinema ka blerë të drejtat e filmit me skenar nga J.P. Leavis dhe Chad Damiani.
Historia është një komedia familjare me shumë aksion, që do të flasë për një ekip individësh që nuk adaptohen me shoqërinë dhe rekrutohen për t’u shndërruar në Fruit Ninjas që të shpëtojnë botën. 


Kjo histori përngjan me disa filma të tjerë, si për shembull Pixels. Megjithatë, do të na duhet të presim për të parë nëse ia vlen apo jo. 

Top