1. Shëndeti

Ftohtë? Vishu si një norvegjez

20170527230641 ftohte

Një fjalë e urtë norvegjeze thotë: “Nuk ka kohë të keqe, por rroba të papërshtatshme”. Pavarësisht se tingëllon si ngushëllim, kjo fjalë e urtë është mëse e vërtetë dhe bart në vetvete njohuritë e brezave të tërë që kanë përvojën e temperaturave të akullta. 


Kur temperaturat zbresin nën 0, ka një protokoll për veshjen që aplikohet që në çerdhe (fëmijët flenë gjumë deri në minus 15 gradë celsius). 


Bëhet fjalë për një sistem me shtresa, ku më e rëndësishmja është e para: duhet të jetë prej leshi. Mbi të brendshmet vishet një komplet i leshtë i përbërë nga bluzë dhe streçe. Ai lejon ajrosjen e lëkurës dhe e izolon nga të ftohtët. 


Nuk rekomandohet përdorimi i pambukut sepse izolon shumë pak në kushte lagështire, pasi e shndërron djersën në të ftohtë. 


Leshi më i mirë e ka prejardhjen nga lamat e Andeve, pasi është i butë si kashmiri dhe izolon mirë. Për këtë arsye, gjatë viteve të fundit, industria sportive e ka përdorur për veshje të ndryshme të sporteve të borës. 


Shtresa tjetër ka funksion izolomin por edhe mbajtjen jashtë trupit të lagështirës. Rekomandohet të vishet një veshje tjetër prej leshi. 


Shtresa e tretë duhet të ruajë nga era dhe, mundësisht, nga shiu. Veshja më e mirë është një anorak. Fjala anorak e ka origjinën nga Groenlanda; aty përdorej nga banorët lokalë për t’u mbrojtur nga shiu dhe i ftohti. 


Po aq e rëndësishme është mbajtja ngrohtë e kokës, duarve dhe këmbëve. Me anë të kokës ne humbasim 10% të ngrohtësisë trupore, prandaj është i rëndësishëm përdorimi i kapuçit. 



Top