1. Newsroom

Fushata mbresëlënëse e Save The Children, po ndodh këtu

20170527230601 20170527230434 14339885 1096287820455348 241836200 o

Lily është 11 vjeç dhe jeton në Londër. Një Londër e bombarduar dhe e nënshtruar ndaj tmerreve të luftës. Për t’u arratisur nga terrori, Lily udhëton drejt Gjermanisë, pasi kalon lloj-lloj fatkeqësish përgjatë një viti, të ngjashme me ato të cilat përjetojnë refugjatët sirianë gjatë kur mundohen të arrijnë në Europë. 


Kjo është fushata e re e Save The Children, e cila tregon historinë fiktive (por që mund të ishte e vërtetë) e një vajze 11-vjeçare që na e prezantoi në një video virale në 2014-ën. Video e parë e kishte titullin Most shocking second a day, ka më tepër se 54 milionë shikime në Youtube dhe tregon historinë e një vajze që jetonte në kryeqytetin britanik kur nisi një konflikt i armatosur ditën e ditëlindjes së saj.



Fushata synon të shkundë ndërgjegjen e qytetarëve duke afruar konfliktet që përjetojnë fëmijët sirianë. Nën moton Po ndodh këtu, video e re rimerr aksionin aty ku e la e para për të treguar vuajtjet e refugjatëve minorenë që kur lënë vendin e tyre deri sa vijnë në Europë. 


Sipas Save The Children, 325.000 fëmijë kanë kaluar Mesdheun dhe Egjeun për t’u arratisur nga lufta në Siri. 




Top