1. Newsroom

Google nxjerr Allo, një WhatsApp me inteligjencë artificiale

20170527230607 20170527230440 14408228 1105479446202852 763682247 o

Aplikacioni i mesazherisë telefonike Allo ka një asistent virtual brenda çdo chat-i, nga ku mund të rezervohen udhëtime, restorante ose mund të kërkohet informacion


Google tashmë është kurorëzuar si motori më i mirë i kërkimit, si pronari i platformës më të madhe të videove online Youtube dhe si busulla e hartave të pjesës më të madhe të celularëve. Ndër të tjera, ofron një sistem të mirë email-i, një nga sistemet e përkthimit më të përdorura, si edhe menaxhuesin e dokumentave Drive. 


Nga kjo e mërkurë, Google hedh në treg Allo, një WhatsApp me inteligjencë artificiale. 




Ky aplikacion është prezantuar si WhatsApp-i i të ardhmes. Është i disponueshëm në të gjithë botën falas, si për Android dhe për iOS. 


Për të pasur një llogari në Allo mjafton emri dhe numri juaj i telefonit. 


Revolucioni i Allo-s është asistenti në biseda. Sapo hyn në chat, roboti të propozon një menu me 11 opsione që të ofrohen, që nga prenotimi i udhëtimeve apo restoranteve, të dhëna për motin, alarme kujtese… deri te përkthimi i teksteve apo leximi i barcaletave. 

Top