1. Mind the art
  2. Art

Hiri i eshtrave kthehet në vepra arti kristali

20170527230633 qiri

 Një kompani nga Seattle, Artful Ashes, ndihmon klientët e saj që të krijojnë kujtime të veçanta pasi kanë humbur njerëzit e tyre të dashur.

Artful Ashes thotë ¨Artistët tanë kapin esencën e shpirtit të të afërmve tuaj në një vorbull ngjyrash dhe hiri, të bëra të pavdekshme në një kristal artistik të mrekullueshëm¨.

¨Këto objekte të mrekullueshme lehtësojnë përballjen me dhimbjen dhe krijojnë një kujtim të vyer¨.

Çdo sferë kushton 145 euro.