1. Tema

Historia e Parisit përmes vitrinave të tij

20170527230618 20170527230452 parisivitrina

Paris Re-Tale është një projekt i ri që e vë theksin te dyqanet historike të Parisit dhe vitrinat e tyre të bukura për të nxjerrë në pah kreativitetin dhe vlerat estetike që gjenden në identitetin e këtyre fasadave.


Kështu, tipografitë, ilustrimet dhe posterat janë diçka më tepër se thjesht përfaqësues grafike, janë britma të vërteta krenarie dhe talenti që përbëjnë një trashëgimi vizuale të vyer. 


Bukuria e Parisit shkon përtej muzeve dhe monumenteve. Familje të vjetra artezanësh dhe dizenjatorë të rinj, të dashuruar pas ushqimit apo fanatike të muzikës, qoftë edhe menaxherë pastrimesh kimikë, shfaqin një “savoir faire” (njohuri për të bërë diçka) që i jep kreativitet jetëve të tyre të përditshme. Dyqanet, laboratorët dhe zyrat e tyre tregojnë një tjetër histori të qytetit.