1. Newsroom

Historia pas fotografisë më mbresëlënëse të Lojërave Paralimpike

20170527230606 20170527230439 14393148 1103653999718730 139348173 o

Lojërat Paralimpike u mbyllën në 18 shtator. Përveç se shumë medalje dhe momente të bukura, ato lanë edhe një koleksion të mirë fotografish të mrekullueshme: agjencia Reuters ka postuar një album me imazhet më të mira të Lojërave Paralimpike. Në vend të parë është kjo foto. 




Protagonistët janë Adam Lancia dhe Jamey Jewells, të dy lojtarë basketbolli në karrocë me rrotë, pjesë të ekipeve kanadeze. Lancia, 36-vjeçar dhe dy herë kampion olimpik, lindi me probleme në këmbë dhe ecën falë një proteze. Gruaja e tij, Jamey Jewells, dy herë kampione bote, u paralizua pas një aksidenti në moshën 14-vjeçare. 

Imazhi u kap nga fotografi brazilian Uesley Marcelino në datë 16 shtator, pas ndeshjes së basketbollit për femra Kinë-Kanada. Ekipi kanadez fitoi me 11 pikë diferencë. Ishte pas takimit kur fotografi Marcelino arriti të kapte fotografinë e çiftit duke u puthur. 



Jewells dhe Lancia u njohën në vitin 2010 gjatë kampionatit kombëtar kanadez të basketbollit në karrocë me rrota. Historia e tyre u tregua në gazetën kanadeze Toronto Sun duke bërë shumë bujë. Aktualisht çifti ka një vajzë tre vjeçare.  

Top