1. Newsroom

Instagram: Më thuaj çfarë filtri përdor, të të them çfarë problemi ke

20170527230600 20170527230432 14273344 1094004324017031 115766658 o

Ka arsye pse zgjedhim një filtër apo një tjetër në Instagram. Zgjedhja varet nga gjendja jonë shpirtërore. Kaq e vërtetë është kjo sa një studim i kryer nga Universiteti i Harvardit dhe Vermontit, në të cilin u analizuar gati 45.000 fotografi të postuara në këtë rrjet social, arriti në përfundimin se ishte e mundur të kapej një proces depresiv vetëm duke parë tonin, shkëlqimin apo saturimin që është përdorur. 


Me më tepër se 500 milionë përdorues, Instagrami është shndërruar në një nga platformat e parapëlqyera nga përdoruesit për të ndarë përvojat e tyre përmes imazheve. Kjo ka qenë arsye e mjaftueshme që ekspertët të vendosin të studiojnë lidhjen midis postimeve dhe situatës psikologjike të postuesve, duke e shndërruar në një mjet të dobishëm për të diagnostikuar këto lloj patologjish. 

Por çfarë u zbulua?


Ngjyra tregon humorin tuaj

Nëse fotografia ka apo jo ngjyra është faktor kyç për të gjetur probleme psikologjike të mundshme. Në fakt, një nga teoritë që mbrojnë ekspertët është se përdorimi i të bardhës dhe të zezës, apo filtrave si “Inkwell”, përputhej në 70% të rasteve me modele depresive, ndërkohë që ngjyrat e gjalla dhe skenat e ndriçuara, si “Valencia”, kishte domethënien e kundërt. 


Kush del në postime?

Gjendja shpirtërore nuk varet vetëm nga forma, por edhe nga përmbajtja. Hulumtuesit pohojnë se ata që vuajnë nga ndonjë çrregullim depresiv ndërveprojnë me një rreth shoqëror më të reduktuar, prandaj shfaqen pak persona në postimet e tyre. Jo vetëm kaq, por shumica e imazheve jane autoportrete. 


“Rrjetet sociale janë shndërruar në një formë të re të shprehuri në shoqëri, prandaj edhe përfaqësojnë një nga mjetet kryesore të transmetimit të ndryshimeve psikologjike individuale. Këto mund të analizohen me anë të metodave kompjuterike”, shpjegon studimi. 


Top