1. Sport
  2. Mirëqenie

Ja çfarë do t’i ndodhë trupit nëse bëni këtë ushtrim çdo ditë!

20170527230558 20170527230430 14215747 1091550664262397 2044584320 o

Nuk ka asnjë dyshim se kjo lëvizje hyn në grupin e atyre ushtrimeve të dobishme për të gjithë trupin.

Për ta bërë atë saktë, ju keni nevojë të stërviteni rregullisht dhe të forconi muskujt e trungut. Këto ushtrime do të shërbejnë si bazë dhe mbështetje për shpinën, duke ndihmuar në pozicionimin e duhur të trupit.

Këto janë përfitimet më të rëndësishme të këtij ushtrimi:

Përmirëson qëndrimin e trupit:

Ushtrimi i rregullt do të çojë në një qëndrim të drejtë të trupit, pasi muskujt e barkut janë jetike për pozicionin e qafës, shpinës, gjoksit dhe shpatullave.

Përmirëson metabolizmin:

Ky ushtrim do të përmirësojë metabolizmin,  do rrisë djegjen e energjisë dhe do të mbajë të lartë ritmin metabolik  gjatë ditës.

Ul rrezikun e lëndimit të shpinës:

Ky ushtrim forcon në mënyrë të konsiderueshme muskujt, pa aplikuar presion të madh mbi to. Në këtë mënyrë, mund t’ju lehtësojë dhimbjen.

Përfitimet mendore:

Ky ushtrim prek muskujt të cilat kontribuojnë në uljen e tensionit dhe stresit. Ai relakson trurin dhe është veçanërisht i dobishëm në rastin e depresionit dhe ankthit.

Kohëzgjatja e ushtrimit është 5 minuta dhe konsiston në:

  • 1 minutë ushtrim duke qëndruar me pëllëmbët e duarve dhe majat e gishtave të këmbës mbështetur në tokë.
  • 30 sekonda duke qëndruar mbështetur me bërryla dhe majat e gishtave të këmbës në tokë.
  • 1 minutë duke u mbështetur në tokë me bërryla dhe këmbën e djathtë si dhe anasjelltas (30 sekonda çdo këmbë).
  • 1 minutë duke u mbështetur në tokë me këmbën dhe dorën e majtë si dhe anasjelltas (30 sekonda çdo këmbë dhe dorë).
  • 30 sekonda në pozicionin fillestar dhe 1 minutë duke mbështetur bërrylat dhe majat e gishtave të këmbës në tokë.

    healthyfoodhouse / shendeti.com.al

Top