1. Mind the art
  2. Muzikë

James Holden dhe Camilo Tirado në Nuits Sonores

20170527230602 20170527230435 14359631 1097247633692700 1408106627 o

Ndoshta, momenti më kulminant i Festivalit Nuits Sonores në Lyon ishte oda e James Holden për Terry Riley në “Outdoor Museum of Fractals”. Një mbingarkesë emocionale që e kishte antidotin brenda.

Pasi një kuti cilindrike e ndriçuar dhe rrotulluese, si makineri ëndrrash, tërhoqi vëmendjen e kujtdo në qendrën e skenës, u shfaq James Holden. Ai ishte veshur me një këmishë të zezë të gjatë dhe u ul pranë kompjuterit dhe synth-it të tij modular shoqëruar nga disa shënime muzikore në letër dhe një yll pesë-cepësh. Në perkusion ai u shoqërua nga Camilo Tirado. E filloi me një synth-organ të lehtë, perkusioni vazhdoi me disa goditje të buta, dhe gjithçka u p[rzie në një vorbull melodish dhe ritmesh. 


Një orë më vonë, audienca kishte marrë një masazh të plotë të subkoshiencës, transi i së cilit ngurronte të largohej pas përfundimit të performancës. Disa pjesëtarë të publikut vazhduan të qëndronin aty edhe pasi ishin larguar të gjithë, a thua se muzika vazhdonte të luhej ende brenda mendjes së tyre. 


Ishte një orë që u bazua te durimi dhe observimi, te thjeshtësia dhe dedikimi ndaj një ideje dashurie dhe të dëgjuari. 


Muzika e James Holden erdhi si intermezzo e dy performancave më energjike. Ai solli diçka që nuk ishte vetëm argëtuese, por edhe thelbësore. I dha një mesazh qoftë festivalit, qoftë kohës në të cilën jetojmë: ëndërro, ëndërro egër por endërro ngadalë, duke respektuar zemrën. 



Top