1. Newsroom

Japonezi jetoi për 20 vite pa i folur gruas së tij

20170527230638 japonezi

Kanë ndenjur 20 vite pa folur me njëri-tjetrin. Një çift japonez ka jetuar në heshtje që nga vitet ’90. Ishte bashkëshorti ai që vendosi mos t’i fliste gruar së tij. Gjatë kësaj etape thatësire verbale ata patën edhe një fëmijë. 

Yoshiki, 18 vjeçar, u lodh nga kjo situatë dhe vendosi ta bëjë publik problemin në një një emision televiziv. Ai nuk i kishte dëgjuar kurrë prindërit e tij duke biseduar. 


Çifti nuk i drejtoi më fjalën njëri-tjetrit pas fëmijës së dytë. Martesa ishte tërësisht normale deri sa një ditë heshtja e përkohshme u kthye në të përhershme. 

Sa herë që bashkëshorti donte t’i thoshte diçka të shoqes, përdorte një prej fëmijëve të tij. Gruaja e tij nuk e humbi kurrë shpresën për të folur sërish me burrin me të cilin një herë e një kohë ishte dashuruar. 


Gjatë programit televiziv, fëmijët i çuan prindërit e tyre në stolin ku kishin pasur takimin e tyre të parë. 

Bashkëshorti Yumi, që nuk fliste prej vitesh me Katayama, mori iniciativën dhe tha “Nuk e di se si ka kaluar shumë kohë që nga hera e fundit që kemi folur”.

Më pas erdhën lotët nga emocionet kur bashkëshorti tha se arsyeja e heshtjes së përhershme ishte se kishte ndjerë xhelozi pasi ajo i kushtonte kohë vetëm fëmijëve. 




Top