1. Shëndeti

Je miop? Faji është i evolucionit

20170527230625 miop

Evolucioni na përgatiti për një mjedis ndryshe nga ai artificiali i ditëve të sotme.


Daniel Lieberman, paleoantropolog dhe profesor i Biologjisë Evolutive në Harvard, njihet për punimet e tij mbi zhvillimin e species sonë: që nga adaptimet lokomotore të njerëzve të parë, dieta e tyre dhe deri te ndryshimet kulturore dhe sociale të lidhura me shpikjen e agrikulturës dhe Revolucionin Industrial. 



Një nga argumentat e tij kryesorë është se shëndeti i shoqërive tona dëmtohet gjithmonë e më tepër për shkak të të ashtuquajturës hipotezë dezadaptuese. Në favor të kësaj teorie është ndeshja gjithmonë e më tepër e sëmundjeve si diabeti i tipit 2, obeziteti, ankthi dhe depresioni, pagjumësia, dhimbja e shpinës, alergjitë apo miopia. Të gjitha këto janë patologji që nuk njiheshin në shoqëritë gjuetare. 




Në rastin e miopisë, shkaku kryesor është jeta moderne në mjedise të brendshme dhe orët e gjata të leximit. Kjo epidemi vizuale e shekullit XXI (përllogaritet se në vitin 2020 1/3 e popullatës do të jetë miope) vjen nga mbajtja e shikimit të fiksuar për periudha të gjata kohe në objekte në distancë të shkurtër. Fëmijët që kalojnë shumë kohë brenda duke lexuar apo përpara ekraneve, duhet të dalin më tepër dhe të kryejnë aktivitete në vende të hapura. 


Gjithashtu do të ndihmonte zëvendësimi i faqeve të printuara me libra elektronikë që stimulojnë vizualisht me anë të ndryshimit të kontrastit dhe ngjyrës. 

Top