1. Newsroom

Je tërheqës? Varet kë ke pranë?

20170527230621 20170527230454 mikesha

Një studim i ri sfidon besimin popullor se të qenurit tërheqës është një karakteristikë konstante. Nga çfarë varet të qenurit më shumë apo më pak tërheqës?


Universiteti Royal Holloway në Londër (Mbretëri e Bashkuar) ka arritur në përfundimin se ne dukemi më shumë apo më pak tërheqës në varësi të personave që kemi pranë në atë moment.


Pra, të qenurit tërheqës qënka një karakteristikë që është në varësi të aftësisë tërheqëse të personave që kemi pranë.  


Hulumtuesit arritën në këtë përfundim pasi i kërkuan një grupi vullnetarësh që të shihnin fotografi dhe të klasifikonin individët që dilnin në to në bazë të nivelit të tërheqjes. Më pas, pjesëmarrësit duhet të rivlerësonin këta individë por, në këtë rast, imazhet kishin të kombinuara fytyrat tërheqëse me ato jo tërheqëse. 


Të paturit pranë një fytyrë më pak tërheqëse jo vetëm që rrit kapacitetin tërheqës të një individi, por edhe thekson diferencat ndërmjet një personi tëheqës dhe një personi jo tërheqës. 


Pra, nëse dikush shoqërohet me njerëz shumë tërheqës, atëherë do të duket më pak tërheqës se sa mund të pritej. Ne gjykohemi në varësi të çfarë na rrethon. 

Top