1. Kinema

Jeto në Tokio në më pak se katër minuta

20170527230554 20170527230426 tokyo

Me 25 milionë banorë, Tokio është një qytet që me të vërtetë nuk fle kurrë. Dhe nevojitet një video me më pak katër minuta për ta vërtetuar këtë. 



As 10, as 20, as 30, por 35 milionë njerëz kanë zgjedhur të banojnë në kryeqytetin japonez, duke i dhënë atij epërsinë e zonës më të madhe në botë. 13 milionë turistë e vizitojnë këtë qytet çdo vit.




Tokio ishte për shumë vite një destinacion i ëndërruar për regjisorin Christof Gelep, deri sa më në fund ai u gjend atje në fillim të 2016-ës. Bagazhet i kishte plot me pajisje dhe për 5 ditë e netë të plota regjistroi çdo imazh në çdo cep të qytetit. Imazhet arritën të bëheshin një video mbresëlënëse nga atë që reklamojnë në mënyrën më të mirë një destinacion.




Tradita dhe mënyra moderne e jetesës, kultura shekullore dhe revolucioni teknologjik bashkëjetojnë në mënyrë harmonike duke ofruar pamje të mrekullueshme për syrin dhe të mbushin me dëshirën për t’u gjendur atje sa më shpejt. E gjithë kjo në më pak se katër minuta.



Top