1. Design

Katër supermakina të bëra nga skrap metali

20170527230556 20170527230429 14215730 1090500624367401 597545805 o

Kujt do t’i shkonte në mendje se do të shihte një Bugatti Veyron apo një Lamborghini Aventador të ndërtuara tërësisht prej metaleve të recikluara?

Në qytetin Pruszkow të Polonisë do të gjeni Gallery of Steel Figures. Një muze dedikuar dhjetëra skulpturave të bëra nga metal i recikluar. 

Nga krijimet e fundit, bie në sy një koleksion prej katër makinash ikonike që janë projektuar dhe ndërtuar nga 50 artistë. 





Modelet përfshijnë një Mercedes-Benz 300 SL, një Bugatti Veyron, një Masseratti Gran Turismo dhe një Lamborghini Aventador. Automjetet prej metali janë ndërtuar në shkallë reale, përfshijnë dyer funksionale dhe kopje të hapësirës së brendshme.