1. Modë
  2. Tendencë

Këtë dimër, pallto e gjatë

20170527230637 palltoo2


Duken sikur kanë dalë nga Matrix, dhe njësoj si në vitet ’90, pushtojnë rrugët palltot e gjata. Janë një nga tendencat zyrtare të këtij dimri.




Por sa e gjatë duhet të jetë palltoja… poshtë gjurit? Gjysma e pulpës? Deri te kyçi i këmbës?




Kjo lloj palltoje stilizon figurën, por nëse s’je e gjatë, nuk duhet të harrosh takat.




Një tjetër alternativë është me atlete, të cilat i japin një efekt shumë interesant. Megjithatë, kujdes me përzierjet eksplozive.




Na vijnë në të gjitha versionet, qoftë lisho, qoftë të stampuara me lule apo kuadrata. Ato me çarje nga mbrapa na rikthejnë direkt në vitet ’90. 




Janë perfekte kur vishni funde apo fustane të gjata. 




Një kapriço: një pallto e gjatë me ngjyra. Një nga ato veshje që lë shenjë dhe nuk mund të përdoret çdo ditë. 




Zara na sjell dy versione të errëta. 



Mango ka një version cashmere ngjyrë bezhë dhe një tjetër të bardhë, prej pambuku. 




Massimo Dutti sjell një version klasik, i zi me kopsa të fshehura. 



Te Pull&Bear mund të gjejmë një pallto të gjatë të errët me stil ushtarak dhe një tjetër gri i leshtë. 

Top