1. Modë
  2. Tendencë

Këtë dimër, tendencë janë golfet

20170527230627 15007569 1147796161971180 90963596 o



Mund të na duket sikur na bezdisin. Por janë të ngrohtë dhe të nevojshëm. Tashmë, fashionistat i quajnë me disa emra turtleneck, Perkins… por ne gjatë gjithë jetës i kemi thënë golf. 




Meqë i ftohti është pas dere dhe cikli i modës i ka zgjuar nga letargjia e gjatë, janë një alternativë që duhen marrë në konsideratë.




Golfet janë perfekte për momentet casual, kombinuar me leggins lëkure.




Të përshtatshëm edhe për përdorimin në zyrë… për sa kohë e lejon ajri i kondicionuar.




Lëkura është një kombinim i mirë me golfet e thurura, ashtu si edhe pantallonat.