1. Modë
  2. Tendencë

Këto Krishtlindje, tendencë janë fustanet velvet

20170527230635 15416000 1181514711932658 711742910 n


Çdo vit kemi darkën e fundvitit me punën, me shokët, me kushërinjtë që vijnë nga jashtë, me familjen… nuk ka alternativë tjetër, le të fillojë pasarela e fustaneve. Zgjidhja juaj në çdo moment do të jetë fustani prej kadife. 




Vlen si për të shkuar në një dasëm ashtu edhe për të pirë një çaj me shoqet e tua. Ndoshta i njëjti fustan jo, por gjithsesi, e kemi fjalën për konceptin. Kadifja është mbretëresha absolute e sezonit dhe vishet në formën e sandaleve, këpucëve, çizmeve, pantallonave, xhaketave dhe tashmë… fustaneve. 




Me prerje të ndryshme, por gjithmonë me atë ajrin klasik që rinovohet deri në pikën që mund të vishet me një palë atlete apo Converse.