1. Shëndeti

Kimia e jastëkut: 6 substanca që të ndihmojnë të flesh më mirë

20170527230619 20170527230452 jastek

Melatonina

Ky hormon i rëndësishëm sekretohet nga glandula pineale kur disa fotoreceptorë të specializuar të syrit detektojnë zbehjen e dritës së jashtme. Përveç se na relakson, ka efekte antioksidante e antiinflamatore.


Hormoni i rritjes

Sintetizohet kryesisht gjatë fazës më të thellë të gjumit. Ky hormon na lejon të ruajmë masën dhe forcën muskulare për të realizuar ushtrime fizike dhe njëkohësisht redukton sasinë e indit dhjamor në trup. Ky hormon është shumë i rëndësishëm gjatë fazës së rritjes. Nëse niveli i saj është i ulët tek i rrituri kemi rritje të riskut për hiperkolesterolemi, osteoporozë, plakje të parakohshme si edhe për të zhvilluar kancer. 


Kortizoli

Ngrihesh, vishesh, përgatit mëngjesin, vrapon për në punë, ushqehesh me shpejtësi, kalon nga supermarketi përpara se të kthehesh në shtëpi… Ndërkohë që ndodhin të gjitha këto, nivelet e kortizolit (hormoni i stresit) janë të larta dhe frenojnë përgjigjen imunitare. Prandaj është e rëndësishme që të bjerë nata që sistemi ynë imunitar të luftojë me infeksionet. 


BDNF

Prodhimi i faktorit neurotrofik të derivuar nga truri (BDNF), i cili mbron nervin e dëgjimit, ulet kur bie nata. Një hulumtim i kohëve të fundit tregoi se koklea (organi i dëgjimit) është më e ndjeshme gjatë natës. Nivele akustike të padëmshme gjatë ditës mund të shkaktojnë humbje të dëgjimit gjatë natës. 


Koneksina-43

Pse nuk para çohemi për të shkuar në tualet gjatë natës? Vetëm para pak vitesh, Osamu Ogawa dhe ekipi i tij në Universitetin e Kyotos i gjetën përgjigje kësaj pyetjeje. Ora jonë cirkadiane bën që natën të rritet prodhimi i proteinës koneksinë-43 te qelizat e muskulaturës së fshikëzës së urinës, kështu mund të durojmë më tepër. 


Oreksina

Kur ulet dielli, hipotalamusi redukton prodhimin e kësaj proteine që lidhet me ndjesinë e urisë. Një studim i botuar në revistën Cell tregoi se kur ky mekanizëm degradon, humbasim kapacitetin për të ditur kur jemi të ngopur. Kështu gjejnë shpjegim edhe shëtitjet te frigoriferi gjatë natës. 

Top