1. Tema

Kopshtet e fitores: 10 plus 2 postera fantastikë të propagandës gjatë Luftës së II-të Botërore

20170527230623 14923130 1139501656133964 508833955 o

Gjatë luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, qytetarët u stimuluan të krijonin kopshtin e tyre për të prodhuar vetë perime (gjatë Luftës së I Botërore u quajtën “kopshte lufte”, ndërsa gjatë Luftës së II Botërore, “kopshtet e fitores”).

Kjo sepse në këtë mënyrë ata do mund të kishin një burim të vazhdueshëm dhe të sigurt ushqimi dhe nuk rëndonin mbi rezervat e shtetit. Në të njëjtën kohë, bëhej edhe racionimi i ushqimit për të mbështetur trupat që kishin shkuar në luftë: “një ushtri ecën përpara me stomak”, thoshte Napoleon Bonaparte. Kështu, qytetarët u inkurajuan të ishin të kujdesshëm me shpërdorimin e ushqimit. 



“Ishte një mënyrë që çdokush të ndihej se po kontribuonte në sforcon e luftës, qoftë edhe me shumë pak”, thotë Dr. Paul Ruffin, profesor në Texas State University, i cili ka shkruar mbi kopshtet e fitores. “Nëse mund të kultivoje disa perime, qoftë edhe sa për të ushqyer familjen, kjo do të thoshte se po kurseje rezervat kombëtare. Dhe në shumë raste, u kultivuan sasi të mjaftueshme perimesh sa që kjo mënyrë u kthye në kontribut aktiv në përballimin e luftës.