1. Sport
  2. News

Kosova barazon në herën e saj të parë

20170527230558 20170527230430 14215681 1092083040875826 167790761 o

5 shtatori ishte një ditë historike për Kosovën, e cila u njoh zyrtarisht nga FIFA majin e kaluar. Këtë të hënë, kombëtarja e Kosovës luajti ndeshjen e saj të parë zyrtare. 


Kosova mundi të nxirrte në fushën e blertë për eliminatoret e Botërorit 16 futbollistë që kishin luajtur tashmë për Gjermaninë, Shqipërinë, Zvicrën, Suedinë, Austrinë dhe Norvegjinë, falë autorizimit të FIFA-s, i cili erdhi vetëm pak orë përpara ndeshjes. 24 lojtarë të tjerë, përfshirë Shaqirin apo Januzajn, janë ende në pritje. 




Një debutim i mirë përpara Finlandës


Arajuuri shënoi golin e parë për Finlandën në minutën e 18-të, por Berisha barazoi nga 11-metërshi në pjesën e dytë, duke siguruar pikën e parë brenda Grupit I. Në këtë grup, ndodhen gjithashtu edhe Kroacia, Turqia, Ukraina dhe Islanda. 


Kosova mundi të pranohej në FIFA në 13 maj, në kongresin që u zhvillua në kryeqytetin e Meksikës, ku u shndërrua në anëtaren e 210-të, falë 141 votave pro dhe 23 kundër. 



Më në fund me himnin e saj


Në janar 2014 u miratua që Kosova mund të merrte pjesë në takime ndërkombëtare, gjithmonë nëse nuk shfaqte simbole kombëtare dhe nuk luante himnin e saj. Nën këto rregulla realizoi debutimin e saj në 5 mars 2014, një barazim pa gola përpara Haitit, si edhe arriti fitoren e saj të parë kundër Omanit në 7 shtator të po të njëjtit vit. 


Takimi i saj i parë zyrtar si skuadër kombëtare ishte një ndjeshje miqësore me Ishujt Faroe, në Gjermani, ku fitoi 2-0. Albert Bunjaku shënoi golin e parë në historinë e kombëtares së Kosovës. 


Megjithatë, ndeshja e parë e kombëtares kosovare ka qenë në 1993, kur zhvilloi një ndeshje jozyrtare kundër Shqipërisë me rezultatin 3-1 për shqiptarët.  


Marca

Top