1. Newsroom

Krishtlindjet në Tokio janë të shtrenjta!

20170527230630 15184080 1160643297353133 1010268688 o


Tokio ka vendosur të shpenzojë shumë këto Krishtlindje. Pema e Krishtlindjeve që është vendosur në qendër të qytetit kushton një pasuri të tërë. Plot 1.8 milion dollarë. Pema e artë u vendos të hënën dhe i jep një pamje më festive qytetit. Ajo është bërë nga 19 gramë ari të pastër dhe ka një gjatësi prej 2 metrash.



“Në ditët e sotme ku mbizotëron kriza ekonomike, krijuam këtë pemë me qëllim që t’i jepnim njerëzve shpresë për një të ardhme më të shndritshme,” thotë Takahiro Ito, menaxheri i dyqanit. Pema do të jetë e vendosur në dyqanin e bizhuterive luksoze Ginza Tanaka deri në 25 dhjetor.