1. Mind the art
  2. Art

Ku(K)llat, kontemporania dhe tradita në pikturë

Autori: Markel Capo

20170527230614 20170527230448 mark1

Në 30 shtator, në Destil Hostel, u çel ekspozita personale Ku(k)llat e piktorit Markel Capo. 

Arti kontemporan i prekur nga tradita dhe historia e Shqipërisë janë boshti kryesor i kësaj ekspozite. 


Të gjitha krijimet e ekspozuara kanë vetëm një frymëzim: femrën. Një ndërhyrje e kujtimeve, ëndërrimtarëve, dashurisë, humbje, traditës e forcës së tyre e gjen në secilën prej telajove. 



KU(K)LLAT

Kullat jetojnë të forta si guri që i mban, atë portë nuk

e ruajti vetëm burrëria por edhe forca e atyre që për ju ishin vetëm “kuklla”



NATA E VAJZAVE

(kanagjegji)

Se fustanin tënd shoqet ëndërronin,

në një natë gëzimi festa vazhdonte,

ti nesër ikën e kënga ty të këndonte,

por e bukura ime natën nuk e donte.





KRENARIA

Përballë meje rrije dhe mendjen ma shkalloje,

me trupin e zhveshur bukuri tregoje,

me ngjyra doja të të mbuloja

të veshur me traditën, vetëm këtë doja. 





NË BUNKER

Me ty natën e kalova, me ty

strehën tonë kërkova për të dy,

i ftohtë betoni, e ngroha me ty,

çdo ditë vizatova kujtimin për ty.




  

DUHANPIRËSJA

Në qiell pa re ti fluturoje,

liria jote më habit,

kur e heshtur ti tymoje,

lirinë tënde kisha zili. 





BRITMAT

Një ditë ajo iku dhe vetëm më la,

me lot të zi e kujtova...

jehonte britma në dhomën e zbrastë

kur një ditë ajo më la...