1. Mind the art
  2. Muzikë

Kur Led Zeppelin dolën për herë të parë në TV në 1969

20170527230630 led

Ndonjëherë keni pyetur veten se si kanë qenë shfaqjet e para në koncerte të bandave mitike siç është ajo Led Zeppelin? Ja pra, më poshtë keni një xhevahir të xhiruar në mars të 1969 për televizionin danez. 



Në atë kohë, albumi i debutimit të Led Zeppelin kishte vetëm tri muaj që kishte dalë. Dhe i duheshin edhe nja dy javë të hidhej në tregun britanik. 



Në këtë video duket qartë se, pavarësisht se ishin në hapat e parë, Led Zeppelin kishin premisa të shndërroheshin në një nga grupet më të mira të historisë së rock and roll-it. 


Jimmy Page i bie Fender Telecaster-in e tij të 1959, një dhuratë nga miku i tij Jeff Beck si kujtim nga ditët që kaluan në Yardbirds. Jetë të gjatë rock and rollit!








Top