1. Mind the art
  2. Libër

Kur librat udhëtojnë… krijojnë Bookcrossing

20170527230556 20170527230428 book

Jeni adhurues i librave? Ju intereson të ndani përvojën e të lexuarit të një libri të preferuar me dikë tjetër? Bookcrossing realizon këtë dëshirë. Bookcrossing  bazohet në idenë e një këmbimi “special” librash i cili është i zbatueshëm në nivel global dhe, madje, falas. E vetmja gjë që duhet të bëni është të “çlironi” një libër tuajin në një vend publik dhe të prisni që ta gjejë një lexues i rastit. Sigurisht që, parakushti është regjistrimi juaj, i cili gjithashtu është falas te www.bookcrossing.com. Pasi të përfundoni regjistrimin, hapi i parë është të shtoni librin që doni duke shkruar titullin e tij dhe duke shënuar në pjesën e jashtme të kopertinës adresën tuaj elektronike dhe numrin e kodit unik BCID që do t’iu japë faqja e bookcrossing për identifikimin e librit. 

Gjithashtu, mbi libër mund të shkruani edhe një dedikim.


Hapi i dytë është të “çlironi” librin tuaj duke e dhënë direkt te një miku juaj ose, më mirë akoma, në rast se adhuroni aventurën, mund ta lini librin në ndonjë hapësirë publike (park, rrugë, në ndonjë stol, autobus, ta “harroni” në ndonjë kafe) që ta gjejë një lexues tjetër. 

Në qoftë se zgjidhni të lajmëroni vendin ku e keni lënë, krijoni një gjueti emocionuese nga dikush i interesuar për ta lexuar librin. 

Mos u çudisni nëse në rrugën tuaj gjeni ndonjë libër të “braktisur”. Nëse do ta injoroni apo do ta merrni, është në dorën tuaj. 

Bookcrossing ka filluar në mars 2001 në SHBA nga Ron Hornbaker, i cili është njëkohësisht edhe krijuesi i faqes. Sot më shumë se 450.000 bookcrossers në 130 vende të botës kanë “çliruar” më shumë se 3 milionë libra gjatë 5 viteve të fundit. 

Bookcrossing duke zhvilluar një komunitet të gjallë dhe vazhdimisht të ndryshueshëm, me librat të cilët shërbejnë si nyje lidhëse, nxjerr në pah me sukses të madh rëndësinë e leximit edhe nëse kjo përfshin braktisjen e një libri. Leximi i librave jo vetëm zgjeron mundësitë e mendjes, por kontribuon me një mënyrë vendimtare në përmirësimin tonë shpirtëror dhe, si pasojë, në vetëedukim. 


rhttp://www.bookcrossing.com/

Top