1. Tema

Kur Mark Zuckerberg di më shumë për ty se sa familja jote

20170527230603 20170527230436 14374816 1098806720203458 1186896974 o

Megjithëse të gjithëve mund të na vijë ndërmend paralajmërimi kur hapim një adresë të re në rrjetet sociale, askush nuk është i aftë të kujtojë kushtet e përdorimit dhe privacisë apo politikën e ‘cookies’ që na kërkojnë të miratojmë. Rezultati është se nuk jemi në dijeni se deri ku arrijnë njohuritë e gjigantëve si Facebook mbi jetën tonë dhe të atyre që na rrethojnë. 


Të dhëna personale

Kompani si Facebook dinë emrin dhe telefonin tonë. Për më tepër, rrjeti social di pseudonimin, moshën dhe cilës gjeneratë i përkasim; nëse jetojmë në qytetin ku kemi lindur apo e kemi ndryshuar; ku kemi studiuar dhe çfarë titujsh akademikë kemi. Gjithashtu, ne i ofrojmë këtij rrjeti social të gjitha imazhet e jetës sonë dhe identitetin e personave që ‘tagojmë‘. 


Të dhëna teknologjike

Të dhënat tuaja personale me siguri i njohin njerëzit tuaj më të afërt, por rrjeti social mbledh edhe të dhëna të tjera. Si për shembull, të dhënat me karakter më teknologjik si lloji i telefonit që përdorim, apo kompjuteri a sistemi operativ që përdorim, koha që kalojmë në rrjet, karikimin e baterisë, intensitetin e sinjalit, operatorin që na ofron shërbimin dhe shkallën e njohjes së programeve dhe aplikacioneve të ndryshme. 


Të dhëna ekonomike

Përveç të dhënave të mësipërme, mund të shtohen edhe ato me karakter ekonomik si për shembull nëse je pronar apo je me qera te shtëpia ku jeton, çfarë lloj shtëpie është, sa është sipërfaqja dhe sa është vlera e saj. Nëse ke një shtëpi të dytë. Gjithashtu nëse je i ri apo i vjetër në punën tënde. Cilat janë përgjegjësitë e tua dhe cilës kategori i përket kompania jote, përshkrimin e vendit tënd të punës, nëse punon në sektorin publik apo atë privat, si shkon biznesi yt. Gjithashtu, rrjeti social mund të njohë të dhënat e kartës tënde të kreditit apo debitit dhe informacion mbi gjithçka që blen online si libra, disqe, udhëtime, ushqime, lule…


Ideologjia

Facebook i kërkon përdoruesve të tij që të deklarojnë nëse i përkasin një grupi etnik a fetar, që t’i afrojë me përdorues të tjerë të të njëjtit grup. Gjithashtu, mund të jetë në dijeni për preferencat politike. 


Likes

Të dhënat që karakterizojnë profilin e një personi merren nga butoni Like, me anë të të cilit përdoruesi deklaron parapëlqimet e tij për produkte apo aktivitete të caktuara. Në këtë kategori mund të futet që nga makina jonë e preferuar deri te vendet ku do të na pëlqente të kalonim pushimet apo hobbiet personale. 

Top