1. Kinema

Kush e frymëzoi statujën Oscar?

20170527230554 20170527230426 14191669 1089631654454298 836841009 o

Versioni më popullor mbi krijimin e statujës më të famshme të kinemasë është se u frymëzua te figura e aktorit dhe regjisorit meksikan Emilio “el Indio” Fernández (1904-1986).




Emilio “el Indio” Fernández emigroi në Los Angeles pasi u arratis nga Meksika për probleme politike. Kryente punë të ndryshme, deri sa më në fund punoi si murator në ndërtesa pranë studiove të Hollywoodit. Kjo e lejoi të futej në botën e kinemasë si figurant. 




Krijoi miqësi me aktoren meksikane Dolores del Rio, bashkëshortja e magnatit kinematografik Cedric Gibboons, i cili kishte marrë përsipër të dizenjonte statujën e çmimeve të Akademisë. Në vitin 1928 ajo i tha bashkëshortit të saj që të përdorte “el Indio” Fernández si model për statujën. 

Megjithatë, kjo histori nuk është zyrtarizuar asnjëherë nga Akademia e Hollywoodit.

Top