1. Tema

Kush e ka fajin që jemi gjithmonë kaq të lodhura?

20170527230558 20170527230431 14285451 1092934717457325 1564085224 o

Kthehemi nga pushimet me bateritë e karikuara. Megjithatë, nuk zgjasin shumë, sepse brenda pak javëve ndjejmë sërish lodhjen kronike.

Në Angli, Shërbimi Kombëtar Shëndetësor tashmë përdor termin “Tatt” (Tired all the time, të lodhur gjatë gjithë kohës) për të përkufizuar këtë të keqe universale: lodhjen fizike dhe mendore konstante të grave të shekullit XXI.

Nga se vjen? Gratë i dedikojnë shtëpisë dhe familjes 1 orë e 25 minuta më tepër se meshkujt.Ato janë përgjegjëse për mbarëvajtjen e punëve të shtëpisë, ndërkohë që vazhdojnë përpara me karrierën e tyre profesionale. 

Psikologët klinikë thonë se “meshkujt e falin shumë mirë veten dhe të tjerët, ndërkohë që gratë falin shumë mirë të tjerët, por kërkojnë shumë nga vetja dhe marrin tepër përgjegjësi”. 

Ju tingëllon kjo?

Sipas disa grave, jetojmë në një botë të nxituar dhe na zë ankthi përpara, gjatë dhe pasi ndodh diçka.

Organizimi ka shumë rëndësi në momentin e të paturit një rutinë të rregullt dhe të shëndetshme për të shmangur lodhjen fizike dhe mendore.

Në rast se e organizon mirë jetën tënde, mund t’i lësh më tepër dyer hapur improvizimit. 

Nuk duhet harruar që asnjë brez i mëparshëm nuk ka bërë kaq shumë gjëra njëkohësisht sa gratë e ditëve të sotme.

Top