1. Shëndeti

Ky aplikacion të thotë çfarë duhet të hash sipas gjendjes tënde shpirtërore

20170527230634 app22


Gjendja emocionale dhe ushqimi janë të lidhura ngushtë. Ka njerëz që hanë nga ankthi dhe, nga ana tjetër, ka ushqime që lehtësojnë inatin dhe stresin. 


Prandaj edhe Charles Spence, një studiues në Universitetin e Oxfordit, ka krijuar këtë aplikacion që na rekomandon çfarë duhet të hamë për të përmirësuar gjendjen tonë shpirtërore. 


Aplikacioni skanon fytyrën e përdoruesit për të detektuar gjendjen e tij emocionale duke analizuar parametra si buzëqeshja dhe vetullat. Më pas rekomandon se cili ushqim është i përshtatshëm në atë moment.

Kështu, personat që janë të trishtuar apo inatosur duhet të konsumojnë ushqime të pasura me magnez, si çokollata e zezë apo arrat. Ndërsa personat që vuajnë nga ankthi është mirë të ushqhen me nënprodukte të grurit dhe bishtaja. 

Top