1. Newsroom

Laika, qenushja e parë kozmonaute në Sputnik II

20170527230624 laika

Në 3 nëntor 1957, Bashkimi Sovietik dërgoi në orbitë qenushen Laika në bordin e Sputnik 2


Bashkimi Sovietik e dinte që Laika nuk do i mbijetonte udhëtimit. Ajo ishte qenia e parë e gjallë që shkoi në orbitë dhe udhëtimi që bëri shënoi një epokë të re në garën hapësinore mes URSS dhe Shteteve të Bashkuara. 






Misioni i kozmonautes Laika ishte të realizonte një udhëtim për të provuar sigurinë e hapësirës së jashtme për njerëzit.



Disa javë përpara hedhjes së raketës, Laikën e morën nga rrugët e Moskës dhe e çuan në qendrën e stërvitjes bashkë me qenë të tjerë rruge. Laikën e përzgjodhën për shkak të trupit të saj të imët dhe karakterit të qetë. Për ditë me rradhë i bënë prova të shumta për t’u siguruar se mund t’i rezistonte kushteve të udhëtimit.

Përgjatë shumë viteve u mendua se Laika ndërroi jetë pa dhimbje pasi kaloi një javë në orbitë dhe mbaroi oksigjeni në raketë. Por në vitin 2002, BBC zbuloi se ajo ngordhi pak orë pas nisjes nga paniku dhe mbinxehja e raketës.