1. Gastronomi
  2. Këshilla

Letër alumini apo film transparent, çfarë është më mirë?

20170527230559 20170527230431 leteralumin

Shpesh në sirtarët e kuzhinës kemi letër alumini dhe letër filmi transparent. Por, kur vjen momenti për të mbështjellë një ushqim, dyshojmë çfarë të zgjedhim. Cili është më i mirë, filmi transparent apo letra e aluminit?

Secili prej këtyre produkteve ka karakteristika specifike që e bëjnë të përshtatshëm për një përdorim apo një tjetër, sipas ushqimit që do amballazhohet. 


Letra e aluminit

Letra e aluminit është një nga produktet më tradicionale për ruajtjen e ushqimeve. Normalisht përdoret për të mbështjellë ushqimet, që të shmanget tharja nga i ftohti i frigoriferit. 


Avantazhet e saj janë që është një material i lehtë dhe i manovrueshëm, duke qenë se adaptohet lehtë më formën e ushqimit që do mbështjellim. Nuk lë të kalojë drita, lagështira dhe ruan aromën e ushqimit. 


Filmi transparent

Ky produkt polietileni është ideal për të mbështjellë produkte me formë jo të rregullt, për shkak të elasticitetit. Është shumë praktik për ruajtjen e ushqimeve të gatuara, pasi ruan lagështinë e tyre. 


Duke qenë se është transparent të lejon të shohësh se çfarë ka brenda, kështu që është praktik qoftë për t’u përdorur në frigorifer, ashtu edhe në ngrirje. Për më tepër, është i papërshkueshëm nga uji.


Raste konkrete


Sandwich - është më mirë të mbështillet me letër alumini, pasi ruan bukën krokante.

Perime të qëruara - nëse presim një qepë apo një kungull, mund t’i ruajmë për disa ditë nëse i mbështjellim me letër film. Kështu, perimet nuk thahen. 

Mish ose peshk i freskët në frigorifer - ruhen më mirë me letër alumini, pasi ruhen lagështira dhe shmanget përhapja e erërave në frigorifer. 

Për ngrirjen e ushqimeve - për ruajtjen e ushqimeve në ngrirje mund të përdoret si letër alumini ashtu edhe film transparent. Në përgjithësi, filmi transparent ka avantazhin se është më hermetik dhe ngjitet më mirë me produktin, duke mos lejuar hyrjen e ajrit apo lagështirës. 

Sallam dhe djath - në rastin e sallamrave është më mirë përdorimi i letrës së aluminit. Ndërkohë që, për djathrat rekomandohet përdorimi i filmit transparent. 

Ushqime të gatuara - preferohet përdorimi i filmit transparent, pasi izolon shumë më mirë përmbajtjen e pjatës, duke shmangur hyrjen e mikroorganizmave dhe daljen e erërave. 

Salsa - këshillohet izolimi i mirë me letër film. 

Top