1. Tema

Mbijetoi vjeshtës me 10 zakone të thjeshta

20170527230606 20170527230439 rutine

Vera dhe temperaturat e larta ikën. Pushimet tashmë po fillojnë të kthehen në kujtime. Pavarësisht se rikthimi në rutinë është i vështirë, kemi një përparësi: energjitë tona janë të rinovuara pas periudhës së pushimit. 

Rikthimi në rutinë bëhet më i thjeshtë me këto këshilla: 

  1. Thjeshtoji punët e shtëpisë. Shpesh në shtëpinë tonë grumbullojmë shumë objekte që nuk i përdorim asnjëherë dhe vetëm sa na zënë vend dhe pengojnë. Shtëpia duhet të jetë tempulli ynë, një vend që të relaksohemi kur kthehemi nga puna. Me siguri, gjërat që nuk i keni përdorur gjatë një viti, nuk do i përdorni më kurrë. 

  2. Organizimi dhe planifikimi në shtëpi. Të ndërtosh një orar për aktivitetet e pjesëtarëve të shtëpisë, ku përcaktohen edhe përgjegjësitë e detyrat e secilit, do të ndihmojë në optimizimin e shpërndarjes së kohës. Të gjithë duhet të bashkëpunojnë në shtëpi. 

  3. Jemi çfarë hamë. Pas pushimeve dollapi është bosh. Ky është momenti më i mirë për të rinisur nga fillimi dhe të zgjedhësh ushqime të shëndetshme. 

  4. Bëj aktivitet fizik. 10.000 hapa në ditë dhe një ushqyerje e shëndetshme  mjaftojnë për të mbajtur peshën tonë. Shmangni ashensorin, shkallët mekanike dhe makinën. 

  5. Largohu nga njerëzit që të hidhërojnë jetën. Po, ndonjëherë është e vështirë të lësh prapa persona në jetën tënde, por duhet të dish se kur dikush nuk të bën mirë. Largo nga vetja njerëzit toksikë. 

  6. Medito. Nëse ke 10 minuta për t’u ulur në divan apo për të parë televizor, dedikoja meditimit. Redukton stresin, përmirëson kujtesën, krijueshmërinë dhe rrit përqëndrimin. 

  7. Shijo momentin. Dalai Lama ka thënë: Ekzistojnë vetëm dy ditë në vit në të cilat nuk mund të bësh asgjë, njëra është e djeshmja dhe tjetra e nesërmja. 

  8. Shqetësohu më pak dhe duaje më tepër veten. 

  9. Pusho dhe fli mirë. 

  10. Planifiko aktivitete gjatë kohës së lirë dhe shtrydhe kohën tënde të lirë. 

Top