1. Shëndeti

Me këto metoda, takat nuk do të të vështirësojnë festat

20170527230636 taka



  1. Praktiko në koridor. Një nga mënyrat për të ecur mirë mbi taka në rrugë është të masni mirë koridorin e shtëpisë suaj. Sa më shumë praktikë, aq më mirë do ecni mbi taka, aq më pak dhimbje do keni. 

  2. Vendos jastëk silikoni. Funksioni kryesor i këmbëve është të mbajnë trupin. Kur përdorim taka të larta, e gjithë pesha e trupit bie në pjesën e përparme të këmbës. Vendosja e jastëkëve të silikonit lehtëson shkeljen. 

  3. Zgjidh taka të gjera. Nuk ka si takat e holla. Megjithatë, këpucët më të bukura janë më të vështirat për t’u mbajtur. Mundohuni të zgjidhni këpucë me taka të gjera, sepse mbi to do rezistoni më gjatë. 

  4. Takat ortopedike janë ideale për të zgjatur figurën me një mbështetje të mirë në tokë. 

  5. Bashko gishtin e tretë dhe të katërt. Sipas fizioterapeutëve, kështu shmangni shtypjen e nervit dhe reduktohen dhimbjet. 

  6. Mos harro planin B. Gjithmonë mbani në çantë një palë balerina ose atlete për të dalë nga situata. 

  7. Zgjidhni këpucë që kapen të kyçi i këmbës. Shiritat te kyçi i këmbëve, sidomos te sandalet, nuk lejojnë që këmba të shkojë përpara. 

  8. Për t’u rikuperuar pas një darke mbi taka, vendosi këmbët në ujë të ngrohtë me kripë. 

Top