1. Design

Mercedes Maybach i blinduar që i reziston çdo lloj arme

20170527230610 20170527230443 14513755 1109421699141960 2060137203 o

Ka lajme të mira për ata krerë shtetesh që e duan Maybach. Tashmë është i disponueshëm Mercedes-Maybach S600 twin-turbo V12 i blinduar ‘Pullman Guard’. Çmimi? Plot 1.4 milion Euro (900.000 euro më shumë se sa Pullman-i i pa blinduar). 

Për këtë çmim ju merrni 6.5 metra çelik, xham dhe lëkurë, të blinduar kundër gati çdo arme që ekziston. Është vlerësuar me VR9, niveli i lartë i mbrojtjes kundër plumbave. 




Pullman Guard peshon 5.1 ton. Njësoj si Pullman 600 i vitit 1965, dritaret e mbuluara me polikarbonat hapen me mekanizëm hidraulik. 




Pjesa e mbrapme ka katër vende dhe ndahet nga pjesa përparme nga një grilë elektrike.