1. Newsroom

Meshkujt që hanë hudhra janë më tërheqës për femrat

20170527230621 hudhra

Përfitimet nga hudhra janë të njohura nga të gjithë, por një ekip hulumtuesish të Universitetit Carolina në Pragë dhe Universitetit Stirling (Mbretëri e Bashkuar) ka zbuluar një karakteristikë më pak popullore dhe shumë mbresëlënëse: era e trupit e meshkujve që hanë hudhra vazhdimisht është shumë tërheqës për femrat. 


Eksperimenti u krye me 42 meshkuj të cilët u ndanë në tre grupe: grupi i parë hëngri hudhër të freskët; i dyti, kapsula me hudhër dhe, i treti, nuk hëngri hudhër. Pas kësaj, hulumtuesit mblodhën 82 gra që të shprehnin ndjesitë e tyre përpara pjesëmarrësve meshkujt. Duhet t’i klasifikonin sipas erës, simpatisë apo tërheqjes.


Për habi, rezultatet treguan një efekt pozitiv të hudhrës. Meshkujt që kishin ngrënë hudhër (4 thelpinj) u perceptuan si shumë më tërheqës se sa ata që nuk kishin ngrënë hudhër. Kur u ndryshuan grupet, ata që në grupin e parë nuk kishin ngrënë hudhër dhe në të dytin po, u perceptuan si më interesantë dhe më tërheqës. Ky efekt kurioz i hudhrës mbi tërheqjen rezultoi edhe në rastin e kapsulave me hudhër.


“Rezultatet tona tregojnë se konsumi i hudhrës mund të ketë efekte pozitive në kënaqësinë që vjen nga perceptimi i erës trupore, ndoshta për shkak të efekteve që ka në shëndet. Nga një pikëpamje evolutive, formimi i preferencave mbi erërat trupore që vijnë nga ushqimet e konsumuara ndoshta ka qenë mënyra e seleksionimit seksual. Studime të mëparshme tregojnë se shumë specie kafshësh përdorin sinjali të lidhura me dietën për të përzgjedhur partnerë në gjendje të mirë fizike”, shpjegon Craig Roberts, lideri i ekipit të studimit. 

Top