1. Mind the art
  2. Muzikë

Metallica: rikthimi madhështor

20170527230630 metalica

Në vitin 2009 ata hynë në Hall of Fame të Rock and Roll-it. Fituan nëntë Grammy Awards, dy American Music Awards dhe një sërë çmimesh të MTV Video Music Awards.
Më pas u futën në librin e rekordeve Guiness kur mbajtën një koncert në Antarktidë, duke u bërë banda e pare që luan në të shtatë kontinentet.

Tetë vite pas Death Magnetic, në 18 nëntor, Metallica hodhi në treg albumin e 11-të Hardwired… To Self-Destruct. Produksioni është kuruar nga Greg Fidelman, i njëjti që ka përkujdesur edhe Death Magnetic.



¨Pse, kaluan tetë vite? Nuk i kemi kuptuar fare. Ne jemi shumë të gëzuar që po ndajmë këngët e reja me miqtë dhe fansat tanë. Kemi ndejtur në studio me Gregun këto 18 muajt e fundit. Duam të rikthehemi fuqishëm me muzikë të re. Kjo është gjëja që na pëlqen të bëjmë më tepër,¨ thotë Lars Ulrich.

Metallica u formua në vitin 1981 nga bateristi Lars Ulrich dhe James Hetfield (kitarisht dhe këngëtar).

Shijoni pak nga albumi i tyre i ri.

 


Top