1. Newsroom

MissTravel, aplikacioni për të udhëtuar me të panjohur

20170527230639 folwme


Të pëlqen udhëtimi por nuk mund të gjesh shoqëruesin e duhur për të udhëtuar? Tashmë aplikacioni MissTravel të ofron një shoqërues të panjohur për udhëtimin tënd të ardhshëm.


“E ke ndjerë ndonjëherë nevojën për të parë botën por nuk ke askënd që të ndajë këtë përvojë me ty? Ke nevojë të udhëtosh me një shoqërues? Do të gjesh dashurinë ndërkohë që udhëton?”, ky është përshkrimi i këtij aplikacioni. MissTravel është aplikacioni numër 1për takime i cili ka një komunitet të madh pjesëtarësh të gatshëm të të bashkohen në udhëtimin tënd të ardhshëm. 


Çfarë duhet të bësh? Ti ndërton një profil me një foto tënden bashkë me një përshkrim të shkurtës. Gati-gati njësoj si në Facebook. 


Ky është një aplikacion gratis për të gjithë ata që janë mbi 18 vjeç, megjithatë kemi dyshime mbi sigurinë e tij. 


A guxon?

Top