1. Sport
  2. Mirëqenie

Moda e fundit për të qenë të bukur: gjimnastika kundër rrudhave

20170527230606 20170527230438 woman2

Sporti i moderuar është i nevojshëm për të mbajtur trupin në formë por, përveç kësaj, mund të jetë aleati ynë kundër plakjes së parakohshme të fytyrës.

Si? Në dy mënyra: në formën e ushtrimeve të fytyrës që stimulojnë muskujt si dhe duke praktikuar disiplina që përmirësojnë pamjen e lëkurës sonë. 


Ushtrimet… e fytyrës

Individët që gjestikulojnë pak, kanë më pak rrudha. Rrudhat e ballit, anash syve dhe në këndin e buzëve janë ato që shfaqen më shpesh nga gjestet e zakonshme dhe shprehja e emocioneve. Injektimi i toksinës botulinike për relaksimin e muskulit është një nga opsionet më të kërkuara, por jo të gjithë janë të gatshëm të shpohen. Ekzistojnë ushtrime të thjeshtë për fytyrën që tonifikojnë, zhvillojnë masën muskulare dhe riedukojnë gjestet që provokojnë këto rrudha kaq karakteristike. 


Duhet të vendosemi përpara pasqyrës dhe të shtypim me majën e gishtave zonat ku punojnë muskujt (në ball, përreth syve, mbi mollëza dhe në qafë) që duam të stimulojmë. Lëvizjet duhet të jenë shtypëse dhe të lëvizin në drejtim të kundërt me kontraktimin muskular. Bëhet ngadalë, 30-40 sekonda për zonë, me disa përsëritje. Për të parë rezultatet pas të 35-ave, këto ushtrime duhen bërë përditë. 


Joga na heq vite

Ekuilibri total që arrihet me anë të jogës transferohet në lëkurë në formën e shkëlqimit. Duke praktikuar rregullisht joga reduktohet stresi dhe oksidimi qelizor, që shkaktojnë rrudha dhe lëshim të lëkurës. Frymëmarrja (pranayama) që praktikohet në mënyrë të ndërgjegjshme, ritmike dhe të thellë, rrit oksigjenimin e gjakut dhe eliminimin e toksinave. 


Gjithashtu, ekziston joga faciale: një seri gjestesh që adopton fytyra, e ndihmuar në disa raste nga duart, gishtat apo pëllëmbët që lëmojnë fytyrën.


Pedalimi për të shtriqur lëkurën


Ata, besnikët e palestrës, janë për t’u uruar pasi do të kenë fytyra me pamje më të re. Ushtrimet aerobike si bicikleta apo vrapi ndihmojnë në djegien e yndyrnave. Nëse kombinohen me ushtrime force, fitohet volum dhe lëmueshmëri në lëkurë. 

Aktiviteti fizik rrit qarkullimin e gjakut në lëkurë, si rrjedhojë, rritet edhe ushqyerja e saj. 

Nga ana tjetër, djersitja rrit eliminimin e toksinave. 

Lëvizja ndihmon që trupi të prodhojë elastinë dhe kolagjen, dy aleatë kundër plakjes. 


Kozmetika me efekt ‘fitness’


Maska dhe kremëra me lëndë aktive kundër moshës që përdoren qoftë për fytyrën ashtu edhe për trupin. Aplikohen me masazhe dhe imitojnë veprimin e një sesioni aktiviteti fizik. 

Top