1. Mind the art
  2. Interview

Morgan Freeman: “Nuk i lexoj asnjëherë librat në të cilët bazohen filmat që bëj”

20170527230558 20170527230431 14248134 1092937574123706 1802709364 o

Morgan Freeman (Memphis, Tennessee, 1937) futet në lëkurën e Ilderim (rol i cili në të shkuarën i dha Oscarin aktorit britanik Hugh Griffith) në Ben-Hur. Freeman, i cili ka bashkëpunuar më parë te Wanted me regjisorin e versionit të ri, pranoi sfidën e Ben-Hur për t’i dhënë një kthesë të re qoftë personazhit ashtu edhe historisë. 


Çfarë kujtimesh keni nga versioni i 1959-ës i Ben-Hur me regjisor William Wyler?

Mbaj mend që më habiti sa mirë ishte bërë ai film, ashtu si edhe interpretimet e Charlton Heston dhe Stephen Boyd. Pastaj, sigurisht, edhe gara me karrocat me kuaj…


Versioni i ri është më besnik ndaj romanit origjinal të Lew Wallace. E keni lexuar gjatë kohës që përgatisnit rolin?


E kam zakon mos t’i lexoj librat ku bazohen filmat sepse gjërat ndërlikohen shumë. 


Kush është Ilderim, personazhi yt?

Një i mbijetuar dhe një njeri që, njësoj si Judah, gjithashtu ka vuajtur shtypjen e Perandorisë Romake. 


Hugh Griffith i dha këtij roli shumë humor në versionin e William Wyler, por ju e keni trajtuar nga tjetër këndvështrim…


E respektoj shumë çfarë bëri Hugh Griffith, por unë e pashë këtë personazh ndryshe. Për më tepër, personazhi ishte paracaktuar kështu në skenar. Më pëlqen që rolet që luaj të shprehen qartë që në momentin e parë, pasi, për ndryshe, lindin shumë pyetje…




Kështu që mendoni se nga çfarë ka skenari, nuk mund të ndryshohet asgjë?

Sigurisht! Në rast se ke dyshime mbi atë çka do bësh, gjithçka ndërlikohet shumë më vonë. 


Njësoj si personazhi juaj, edhe ju keni një dashuri të veçantë për kuajt, apo jo?

Gjithmonë i kam adhuruar. Që fëmijë imagjinoja sikur isha cowboy dhe hipja mbi fshesë nëpër shtëpi. Më vonë pata mundësinë të isha pranë kuajve prej vërteti dhe tashmë kam disa kuaj të mitë. Janë kafshë shumë fisnike me të cilët arrin të vendosësh një lidhje speciale. 


Keni punuar edhe më parë nën urdhrat e Timur Bekmambetov në Wanted. Pse mendoni se është regjisori i duhur për rikthimin e Ben-Hur në ekranin e madh?

Fillimisht, për pasionin që ndiente për projektin. Mendoj se kandidati më i mirë për një punë është ai që ka më tepër dëshirë ta bëjë atë. Në përvojën time si aktor, ka një dallim të madh ndërmjet regjisorëve që duan vërtetë të bëjnë një film dhe atyre që thjesht pranojnë ta bëjnë. Dhe me pëlqeu që Timur kishte një ide shumë të qartë për çfarë donte të bënte. Ai është një vizionar dhe është i aftë që edhe të tjerët ta shohin këtë. Për të gjitha këto dhe jo vetëm, e dija që ishte njeriu i duhur për të bërë këtë film. 


Po Jack Huston?

Është një aktor i ri me shumë talent që bëri mirë që i dha rolit të Judah Ben-Hur pikëvështrimin e tij. 



Top