1. Mind the art
  2. Teatër

"Nata arabe" e teatrit shqiptar

20170527230609 20170527230442 14438901 1108850005865796 1308777476 o

Ky tekst nga Roland Schimmelpfennig përbëhet nga pesë monologje të gërshetuara me një finesë të madhe artistike. 


Nata arabe është një Oratorio për zërat e pesë aktorëve. Nga këto pak faqe tekst të Roland Schimmelpfennig buron tension, dhe thuren historitë që nga fillesat e thjeshta deri te strukturat më komplekse të narracionit. 


Çdo gjë nis e nuk mbaron në një muzg vere, që është finalja e trishtë e ditës më të nxehtë të vitit, diku në një pallat shumëkatësh, në periferinë e një qyteti të madh apo në periferinë e vëmendjes sonë qytetare.



Regjisor: Stefan Çapaliku;

Interpretojnë: Naun Shundi, Ema Ndoja, Dasara Xhangolli, Erion Hinaj, Jozef Shiroka;

29, 30 Shtator dhe 1, 2, 7, 8, 9 Tetor 2016, ora 20.00

Salla Çehov, Teatrii  Metropolit

Top