1. Mind the art
  2. Poezi

Natan Zach, toni informal i poezisë izraelite

20170527230605 20170527230438 14407997 1101765279907602 920868008 o

Natan Zach lindi në Berlin në 1930 nga një baba gjerman dhe nënë italiane. Që fëmijë emigroi në Haifa (Israel). Zach ka pasur ndikim shumë të madh në zhvillimin e poezisë moderne hebraike si redaktor dhe kritik, ashtu edhe si përkthyes dhe poet. 


Poemat e para të Natan Zach fituan shpejt vëmendje për shkak të tonit informal, stilit në dukje të thjeshtë dhe mungesës gati totale të ritmit. Vepra e tij u ndikua nga poetë si Ezra Pound dhe T.S. Elliot. 


Zach ishte në kërkim të një gjuhe poetike josimbolike dhe të qartë, një thyerje me traditën e deri atëhershme. 


Një nga poemat e Natan Zach e sjellë në shqip nga Edon Qesari. 



“Në kët’ orë çdo gjë e re po duket, gjithçka

ngjason e flakët, zhytur në mjaltin e orës pesë dhe nata

s’i ka ndezur ende fenerët, dhe në New York ka rënë terri,

dhe unë jam ulur në Piazza Navona

para një filxhani kafeje që ftohet dhe me zemër të çuar peshë

bëj ndo skicë hieroglifi së koti:

tani në tokën time është buzëmbrëmje me ngjyra

të ndezura, ndërsa këtu gjithçka çapitet, gjithçka ngurron.

Kështu përherë ka qënë e kështu do të jetë, kjo ngamot

ka qënë shkruar dhe shuar, siç Keats-i pati shkruar.”

Top