1. Shëndeti

Natyra favorizon dashamirësit e kafes

20170527230634 kafe22

Është ora e kafes dhe nuk mund të durosh asnjë minutë më tepër larg aromës së saj? Mos u shqetëso, është e natyrshme. Evolucioni ka një mani interesante të na dhurojë këtë stimulant si do që të jetë, në një mënyrë ose në një tjetër. Të paktën kjo është përshtypja që të ngelet pasi lexon studimin e botuar nërevistën Proceedings of th National Academy of Sciences (PNAS) këtë javë.

Një ekip nga Universiteti i Michigan ka zbuluar se, pavarësisht se kakao, guaranaja, portokalli, kafja dhe çaji prodhojnë kafeinë, ka disa mënyra për ta bërë. Bimët e ndryshme kanë evoluar në formë të tillë që ta prodhojnë vetë këtë stimulues.

Afërsisht 30 nga 300.000 speciet e bimëve me lule prodhojnë kafeinë. Dhe e përdorin, ndër të tjera, për të tërhequr kandrrat që kryejnë polinezimin dhe si plagicid natyral.

Gjithashtu, me këtë studim shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se guaranaja dhe portokalli përdorin nuk përdorin të njëjtat mekanizma si kafeja dhe çaji për prodhimin e kafeinës. Kjo na tregon se çfarëdo të ndodhë në botë, kafeina nuk do shterojë asnjëherë. 

Top