1. Newsroom

Në Britaninë e Madhe të pastrojnë shtëpinë nudo për 65 paund/ora

20170527230642 brit1

Më parë Laura Smith kishte një biznes pastrimi ´normal´. Ajo vetë kishte punuar si pastruese për disa vite. Një ditë kishte dëgjuar një kërkesë të çuditshme nga një klient: ai e pyeti nëse e kishte problem që të rrinte nudo ndërkohë që ajo pastronte shtëpinë e tij. Klienti i shpjegoi se ishte natyralist dhe parapëlqente mos të mbante veshje në shtëpi. Kjo përvojë zgjoi te Laura interesin për natyralizmin.

 

Kështu lindi Naturist Cleaners. Kompania e Laura Smith, me qendër në Londër, punëson pastruese që punojnë vetëm me doreza dhe shapka. Pjesa më e madhe e klientëve janë natyralistë dhe paguajnë 65 paund për orën e pare dhe 55 paund për orët në vijim. Ata duhet të respektojnë rregullat: mos të prekin dhe mos të bëjnë foto apo video.

Smith thotë se është një shërbim për komunitetin nudist. Smith thotë se nuk kërkojnë vajza të bukura dhe të reja.

Punonjësit e kësaj kompanie, femra dhe meshkuj, trajnohen paraprakisht për të detektuar rreziqe në shtëpitë ku shkojnë për të punuar.

 

 

 

Top