1. Shëndeti

Nëse do të lësh duhanin, atëherë vepro kështu

20170527230620 20170527230453 cigare

Një studim i kohëve të fundit nga Universiteti i Oxfordit arriti në këtë përfundim: duhanpirësit që reduktojnë gradualisht dozën e tyre të nikotinës për të lënë duhanin dështojnë më tepër se sa ata që vendosin ta ndërpresin menjëherë. 


Në punimin e drejtuar nga doktoresha Nicola Lindson-Hawley morën pjesë 697 persona që dëshironin të linin duhanin dhe u ndanë në dy grupe: i pari braktisi vesin në një datë të caktuar; i dyti bëri një reduktim progresiv të numrit të cigareve deri në lënien përfundimtare. 


Të dy grupet u këshilluan nga specialistë. Pas lënies së duhanit, pjesëmarrësit u vlerësuan javë pas jave gjatë katër javëve dhe pas gjashtë muajsh.

Pas katër javësh, u pa që numri i të rikthyerve ishte më i madh te grupi që ishte munduar t’a linte duhanin gradualisht. 


Sipas studiuesve, ata që e lënë duhanin pak e nga pak kanë dy vështirësi: të braktisin vesin e tyre dhe të ulin dalë ngadalë dozën. Ndërsa ata që e lënë mënjëherë kanë përpara vetëm një vështirësi (megjithëse shumë të madhe). 

Top