1. Tema

Një vështrim mbi gratë e bukura të Koresë së Veriut

20170527230637 kore2

Prej dy vitesh, fotografja rumune Mihaela Noroc ka dokumentuar shembujt e ndryshëm të bukurisë në të gjithë botën. Rrugëtimi i saj e ka çuar në vende të ndryshme, përfshirë Tibetin, Iranin, Brazilin dhe Shtetet e Bashkuara. Destinacioni i saj i fundit ka qenë disi më i veçantë, Korea e Veriut. 

Modelet e saj janë kamariere, studente, punëtore dhe na japin një pikëvështrim të veçantë mbi këtë popullatë prej 25 milionësh. 


“Gratë e Koresë së Veriut nuk njohin tendencat botërore të modës, por kjo nuk do të thotë se nuk shqetësohen për pamjen e tyre. Kanë pasion për takat e larta dhe zakonisht veshin kostume me prerje klasike, shoqëruar me ndonjë stemë në jakë. Gjatë festimeve zakonisht veshin fustane tradicionale shumëngjyrëshe.”