1. Kinema

Ocean’s Eight: versioni femëror i Ocean’s Eleven

20170527230604 20170527230437 ocean

Sandra Bullock do të jetë kryetarja e grupit të hajduteve që përbëhet nga Helena Bonham Carter, Mindy Kaling, Cate Blanchett dhe Sarah Paulson.


Pas Ghostbuster’s, Ocean’s Eleven është një tjetër film që do të risillet në version femëror nën titullin Ocean’s Eight. 


“Mezi po pres. Mendoj se do të jetë një film i mrekullueshëm. Fantastik. Sikur Jerry Weintraub të ishte këtu për t’a parë. Do ia dalin shumë mirë“, pohon Matt Damon, protagonist i filmit origjinal. Jerry Wintraub ka qenë producenti i sagës deri në vdekjen e tij, korrik 2015. 


Nuk është për t’u habitur që protagonisti i Jason Bourne është kaq entuziast me filmin, duke pasur parasysh se pjesë e tij janë aktore si Helena Bonham Carter, Mindy Kaling, Sandra Bullock, Cate Blanchett, Anne Hathaway apo Sarah Paulson. 


Steven Soderbergh, regjisori i Ocean’s Eleven, do të jetë një nga producentët dhe ekziston mundësia që George Clooney, Matt Damon, Brad Pitt dhe Julia Roberts të shfaqen në film. Xhirimet do të fillojnë këtë vjeshtë në New York dhe pritet që filmi të dalë përgjatë 2017-ës. 

Top