1. Newsroom

OJF-ja që shpëtoi Hope në Nigeri tregon rekuperimin e tij për një vit

20170527230644 hope


Ka vende në Afrikë ku disa fëmijë konsiderohen shtriganë. U vënë fajin për të korrat e këqija, për sëmundjet apo vdekjet. Familjarët dhe fqinjët i keqtrajtojnë, i largojnë dhe, ndonjëherë edhe i vrasin. Anja Ringgren Loven, një daneze 38 vjeçare që punon në Nigeri për të shpëtuar fëmijë që konsiderohen shtriganë, para një viti u ndesh me djaloshin kockë e lëkurë që endej në rrugët e fshatit. Ajo e mori dhe e çoi në jetimoren që kishte themeluar në Akwa Ibom. Postimi i rastit të saj u bë viral vitin e shkuar.

Fëmijës i vunë emrin Hope (shpresë) dhe sot, pas një viti nga data e shpëtimit, ai është i shëndetshëm dhe gati të shkojë në shkollë. 



Top