1. Newsroom

One Finger Challenge: çmenduria e re e internetit

20170527230634 finger2

Sfidat online nuk janë një modë e re. Ne mund të kujtojmë me dhjetëra sfida që fillojnë furishëm dhe pastaj zbehen disa javë më vonë. 


Një nga shembujt më aktualë është Mannequin Challenge, e cila ka bëtë për vete edhe shumë të famshëm të cilët kanë postuar video të tyret duke pozuar si statuja. 


Por një tjetër sfidë e modës është One Finger Selfie Challenge, e cila kërkon diçka më tepër se të qëndrosh disa minuta pa lëvizur. 


Për të realizuar këtë ‘challenge’, duhet të heqësh të gjitha rrobat, të vendosesh përpara pasqyrës dhe të bësh një fotografi duke mbuluar me gisht pjesët intime të trupit. 


Sipas Daily Mail, çmenduria e re ka pasur shumë sukses në Azi nisur nga një personazh japonez anime, Sky-freedom. 


YouTuber-ja Aimee Davison, e frymëzuar nga Sky-freedom dhe me dëshirën për të parë nëse kjo gjë ishte e mundur, u përpoq të realizonte foton dhe ia doli me sukses. 

Top